Curator | Kurarore Aliki Tsirliagkou
Exhibition of young artists: Ekspozita e artistëve të rinj:
Adela Tufa Inda Sela Silvi Nasufi
Nentor / Novembre 18 > Nentor / November 30, 2021
Gallery70 ka kënaqësinë të prezantojë OAS2021 (Open Art Space) një ekspozitë e pervitshme dedikuar artistëve të rinj. Ata përzgjidhen përmes një thirrje te hapur dhe seleksionohen nga një Juri Nderkombëtare. Këtë vit Juria ishte e përbërë nga Aliki Tsirliagkou (Kuratore dhe themeluese e Nitra Galleries ne Greqi, Martin Stommel , artist, Jon Kraja artist . “Veprat e Adela Tufës, Silvi Nasufit dhe Inda Selës krijojnë një rrëfim për peizazhet e ndërtuara dhe praninë njerëzore, e cila shpesh nënkuptohet sesa tregohet. Një koment për jetën bashkëkohore. Vepra e Adelës janë plot ngjyra të buta dhe na zbulojnë peizazhet e bukura verore, rrugët e fshatit dhe lulet. Veprat e Sindit janë të mahnitshme dhe kanë të bëjnë me peizazhet urbane dhe rurale. Kam zgjedhur tre punë si dhe “jetën në hije” që është në thelb Jeta e fshehur pas këtyre peizazheve . Punimet e Indës janë në video. E para quhet ‘Përmbytje në shtëpinë time’ dhe një ‘përmbytje’ duket se po e përpin shtëpinë, e cila është në dialog të përsosur me veprat e dy artistëve të tjerë. Videoja e fundit “Pengesa” krijon një mbyllje apo piknisje të përkryer të rrëfimit të ekspozitës, pasi ka vetëm rrugën e ndaluar drejt natyrës dhe horizontit pa peizazh të ndërtuar (si në pjesën tjetër të veprave)”
Gallery70 has the pleasure to present OAS2021 (Open Art Space) a yearly exhibition promoting young artists. They are selected through an open call by an International Jury. This year’s jury : Aliki Tsirliagkou, Curator and Founder of Nitra Galleries. Greece, Martin Stommel, artist, Jon Kraja, artist. “The works by Adela Tufa , Silvi Nasufi and and Inda Sela create a narrative about constructed landscapes and the human presence which is often implied rather than shown. A commentary about contemporary living. Adela’s work if full of soft colors wandering in the beautiful summer landscapes, village streets and flowers. Sindi’s works are amazing and are about urban and rural landscapes.and I have chosen these three and the ‘life in the shade’ which is basically the Life behind these depicted landscapes. Inda’s works are in video. The first is called ‘floods in my house’ and a ‘flood’ seems to be swallowing the house, which is in perfect dialogue with The the works of the two other artists. The last video “Obstacle” creates a perfect ending or beginning to the narrative of the exhibition, as there is only forbidden way to nature and the horizon with no constructed landscape (as in the rest of the works)”
Themeluese dhe Drejtore e Nitra Galleries Athinë-Selanik, Greqi Aliki ka një histori të shkëlqyer me projekte që i ka koncepuar në mënyrë të pavarur ose si pjesë e nje ekipi kuratorial ‘ Ajo ka punuar me Qendrën e Arteve Bashkëkohore (pjesë e Muzeut Shtetëror të Artit Bashkëkohor të Selanikut), Bienalen e Artit Bashkëkohor të Selanikut (Bienalja:3/Udhëkryq i vjetër- Make it new). Aliki ka punuar në koleksione private dhe korporative dhe ka bashkëpunuar me korporata të ndryshme, ndër të cilat Banka e Tregtisë dhe Zhvillimit të Detit të Zi, TOMS dhe Louis Vuitton. Në vitin 2016 ajo u zgjodh për të marrë pjesë në NEON Curatorial Exchange në bashkëpunim me galerinë Whitechapel në Londër. Me një interes të veçantë për imazhin në lëvizje, Aliki ka punuar si Konsulente e Programit të Artit Bashkëkohor për PCAI, një organizatë jofitimprurëse e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin mjedisor përmes artit bashkëkohor me fokus në imazhin lëvizës. Në nëntor 2017 ajo ishte anëtare e jurisë për filmin më të mirë VR në Festivalin e 58-të Ndërkombëtar të Filmit në Selanik. Përvoja e saj përfshin punen si kuratore e Programit “Artistë në Rezidencë” nga Eagles Palace i mundësuar nga TORhotel Group (ka hyre ne edicionin e tij të 5-të në maj 2021)
Founder and Director of Nitra Galleries Athens-Thessaloniki, Greece Aliki has an excellent background of projects that she has curated independently or as part of a curatorial team She has worked with the Contemporary Arts Center (part of the State Museum of Contemporary Art of Thessaloniki), the Biennale of Contemporary Art of Thessaloniki (Biennale:3/Old Crossroads- Make it new). Aliki has worked on private and corporate collections and has collaborated with various corporations, among which the Black Sea Trade and Development Bank, TOMS and Louis Vuitton,. In 2016 she was selected to participate in the NEON Curatorial Exchange in collaboration with Whitechapel gallery in London. With a special interest in the moving image, Aliki has worked as the Contemporary Art Program Consultant for PCAI, a not-for-profit organization which aims to raise environmental awareness through contemporary art with a focus on the moving image. In November 2017 she was a member of the Jury for the Best VR film at the 58th Thessaloniki International Film Festival. She is a curator for the Artists in Residence Program by Eagles Palace powered by TORhotel Group (presenting its 5th Edition in May 2021)