a

Bring Art to Life

 

Bring Art to Life
6/09 > 19/10/2021

 

Gallery70 është krenare që organizon workshopin e parë të artit per Augmented Reality (AR) në Tiranë në bashkëpunim me ARTIVIVE platforma #1 për AR art . Artistët janë të ftuar t’i japin artit të tyre një dimension të ri dhe të eksplorojnë qasje të reja të tregimit me këtë workshop të udhëhequr nga themeluesi i Artivive Sergiu Ardelean.
Gallery70 do ta ofrojë workshopin falas për artistët dhe studentët e artit në Shqipëri, falë mbështetjes së sponsorëve tanë Ambasada Austriake në Tiranë dhe Raiffeisen Bank.

#bringArtToLife
Për të zbuluar më shumë ose për t’u regjistruar klikoni KETU

Gallery70 is proud to host its first Augmented Reality art workshop in Tirana in cooperation with ARTIVIVE the #1 AR art platform . Artists are invited to expand their art into a new dimension and explore new storytelling approaches with this augmented reality workshop led by Artivive founder Sergiu Ardelean.
Gallery70 will offer this workshop free of charge for artists and art students in Albania, thanks to the contribution of our sponsors Austrian Embassy in Tirana and Raiffeisen Bank.

#bringArtToLife
To discover more or Register CLICK HERE

unnamed

JON KRAJA – Coca Pil II

 
“Another fall, another turned page…”

Wallace Stegner

JON KRAJA – Coca-Pil II
6/09 > 19/10/2021

 
[…] Në ciklin e fundit të fotografive konceptuale të Jon Krajës, ka një rikthim te e pandërgjegjshmja fëminore, një kërkim estetik për të rikompozuar skena dhe marrëdhënie që ekzistojnë vetëm brënda unit të individit. Ato vijnë si një formë rebelimi kundra përpjekjes për të kërkuar një mendim unik brenda cdo krijimi. Janë aty për të na rikthyer tek eksplorimi i bukurisë dhe kurioziteti i pastër dhe i pakorruptuar i procesit estetik. Shikuesi është i lire të kërkojë një narrativë personale në krijimin e artistit.

[…]In the last cycle of conceptual photographs by Jon Kraja , there is a return to the childhood’s unconscious, an aesthetic quest to recompose scenes and relationships that exist only in the own’s oneself . They come as a form of rebellion against the attempt to seek a unique thinking inside the creation. They are there to bring us back to the exploration of beauty and the pure and uncorrupted curiosity of the aesthetic process. The viewer is free to find a personal narrative in the artist’s creation.
unnamed

RETURN TO INNOCENCE

 

SUMMER WITH RETURN TO INNOCENCE
17/07 to 31/07/2021

 
“Të kesh ngacmimin e duhur për të bërë një pikturë nuk është thjesht cështje frymëzimi por edhe të kesh gjendjen e duhur emocionale. Duket se këtë gjëndje piktores Albana Shoshi ia kane krijuar fotografitë e familjes dhe të fëmijërisë mbi te cilat ka ngritur një cikël të tërë pikturash. ”Ky impostim i fallsos, i imponuar që i vendoset njeriu kur vendoset para një objeklivi për të ngacmuar idenë se jo cdo gjë në këtë realitet kaq të bukur që ne shohim qetësisht është ashtu”, thotë Shoshi. Një pikturë realiste që vjen shumë natyrshëm me ngjyrime kontemporane, realizëm që tani në kohë shpreh në një farë mënyrë edhe ndikimin artistik te të atit piktorit Zef Shoshi.

“Having the right stimulus to make a painting is not just a matter of inspiration but also having the right emotional state. It seems that this situation was created for the painter Albana Shoshi by the photos of his family and childhood, on which he has built a whole cycle of paintings “This imposition of falsehood, imposed that is placed on man when placed in front of an objective to provoke the idea that not everything in this beautiful reality that we see calmly is so,” says Shoshi. A realistic painting that comes very naturally with contemporary colors, a realism that now in time expresses in a way the artistic influence of the painter’s father Zef Shoshi.

Albana Shoshi, In sand, 2007 Oil on canvas, 80 × 110 cm

“Ai formim i hershëm, formimi bazë, ka ndikuar edhe në zgjedhjen time të kësaj rryme ose të kësaj forme artistike”, thotë Shoshi. Nga kritiket e artit, Albana Shoshi, në aspektin teknik dhe stilistik konsiderohet një përfaqësuese e fotorealizmit në zhvillimet e piktures realiste në Shqipëri. Ajo nis me grumbullimin e informacionit përmes aparatit fotografik, vijon me përzgjedhjen e sasisë së dimensioneve dhe përfundon me ekzekutimin koloristik përmes realizmit në pikturë. Artistja ndërthur realizmin dhe impresionizmin per të arritur objektivin e saj final e pikerish imazhi artistik i kujtesës, emocionit dhe ndjesise se jetuar në një cast në të shkuarën.<br>

“That early the basic formation, has also influenced my choice of this current or this artistic form”, says Shoshi. From the art critics, Albana Shoshi, in the technical and stylistic aspect is considered a representative of photorealism in the developments of realist painting in Albania. It starts with the collection of information through the camera, continues with the selection of the amount of dimensions and ends with the color execution through the realism in the painting. The artist combines realism and impressionism to achieve her final goal and precisely the artistic image of memory, emotion and feeling lived in a moment in the past.

Albana Shoshi, Crazy Sun, 2018 Oil on canvas, 90 × 120 cm

d0999922-7f0f-5799-9c97

JIP & JAKUP FERRI – TINTIRINI

 

JIP & JAKUP FERRI TINTIRINI
24/06 – 31/07/2021

Gallery70 ka kënaqësinë të prezantojë ekspozitën e Jip & Jakup Ferri . Ato vijnë me një seri qilimash të dizenjuar në bashkëpunim nga artisti Jakup Ferri dhe i biri 11 vjecar Jip, frymëzuar nga teknologjia dhe punuar nga gra artizane në Veri të Shqipërisë. Kjo ekspozitë është një premierë evropiane që pas Tiranës do të vazhdojë rrugëtimin drejt Austrisë dhe Hollandës. “Një karakteristikë e vecantë e kohës sonë të re dhe të egër, është dualizmi… të distancuar dhe njëkohësisht të dënuar për të qëndruar gjatë me njeri-tjetrin. Sipas grekëve të lashtë dualizmi mund të jetë edhe luhatje e personalitetit, por legjenda thotë se dualizmi mund të jetë edhe shprehje e dashurisë. Në rastin tonë artisti kosovar Jakup Ferri ia ka besuar tërësisht deduksionin rreth dualizmit djalit të tij 11 vjecar, Jipit. Ai beson se dashuria e tyre është vetëm tipari i versionit të dytë. ” Jipi, djali im i luan disa lojëra kompjuterike, dhe pashë se me sa qejf e lehtësi dizajnonte. Unë gjithmonë kam dëshirë që punet e mija të kenë një bazë. E pyeta djalin tim nëse ishte i gatshëm të nisnim një punë së bashku. Dizajnimet e Jipit në këtë lojë janë ndërlidhur në një linjë me trashëgiminë e teknologjisë moderne, dhe kjo ide rezultoi me krijimin e qilimit të parë, që u punuar nga disa gra në një fshat të Veriut të Shqipërisë. Per mua ky nuk ishte qilimi i parë se tek kthehem në kohë me qilimat kam nis te eksperimentoj para rreth dhjete vitesh. Në atë kohë bashkëpunoja me tim atë per shumë vite. Këto dy vitet e fundit, isha shkëputur por designimet e Jipit më ngacmuan …”.

Jipi edhe pse  ende i vogël, e kupton se legjenda e Jules Verne “Dy Vjet Pushime”, tashmë  është  realiteti absolut. Prandaj ai luan në një lojë kompjuteri  e njohur si Animal Crossing. Dy vjet kalojnë sa hap e mbyll sytë dhe babë e bir nuk do të kenë më kaq shumë kohë për njeri-tjetrin. Po AnimalCrossing? A do ta shndërrojmë lojën e imazhit në lëvizje në dicka fizike, të prekshme dhe me kontekste që historia do të na buzëqeshte?
Jakup Ferri dëshiron të lidhë teknologjinë e fundit me traditën shqiptare në këtë projekt. Jipi është ndërlidhësi i këtij frymëzimi. Dizajnimet e tij nuk mendojnë historikisht. Ndërsa tradita është krejt në mëndjen dhe kujtimet e Jakupit. Ata janë dualizmi ideal…magneti është krejt në anën e shprehjes së dashurisë.
Është shumë interesante se si Ferri irikthehet teknologjisë pas kaq kohësh. Fillesat e artistit kosovar kanë qënë video-arti qysh herët në fillimin e viteve 2000, te cilat kanë patur një sukses të menjëhershëm,duke u prezantuar më së miri në ekpozita të rëndësishme si Istanbul Biennale, Quadriennal for Contenporary Art Copenhagen, Tanas Berlin, Artists Space New York etj .
Jakup Ferri ka qënë një nga risitë më brilante në artin bashkohor kosovar. Një karrierë që fillon me video e performanca dhe vijon me një rrugëtim tjeter, atipik, duke u përqëndruar tek arti naif dhe historiku I artistëve outsider.
E megjithatë, përpos të gjitha këtyre mutacioneve, nëse e kqyrim me vëmendje punën e Ferrit, aty do të zbulojmë ngahera të njëjtën gjurmë. Auto-ironia dhe dëshira për të luajtur në kah të kundert me stereotipin e zakonshëm, bëhen nji me poezinë e procesit. Të qënit adhurues i artistëve naive, për të është clirimi prej kornizave burokratike dhe prodhimit konvencional.
Kjo është ekspozita e parë ku Jakup Ferri prezanton këtë seri, dhe njëkohësisht hera e parë ku arti itij figurativ i dorëzohet dizajnimeve të Jipit, dhe Sol Lewitt duhet të na falë nëse Jipi nuk e imiton aspak, sepse ai është më I natyrshëm, më I lirë, me I bukur.”
Fani Zguro, Berlin, Qershor 2021

Gallery70 has the pleasure to present a project by  Jip & Jakup Ferri . In this exhibition they bring a series  carpets that the artist Jakup Ferri and his eleven-year-old son Jip have designed together, inspired by the technology and hand made  by handicrafts women from Northern Albania. This exhibition is a European premiere, to continue its journey to Austria and the Netherlands, soon after Albania.
 “A particular characteristics of our new and harsh time is dualism… distanced, but at the same time, condemned to stay together for long. According to ancient Greeks, dualism could even be a personality fluctuaction, but the legend says that dualism could be an expression of  love, as well.
In our case, the Kosovar artist Jakup Ferri has totally confided the deduction on dualism to his 11-year-old son, Jip. He believes their love is  entirely related to the second-version.
” Jip, my son, plays some computer games, and I have seen that he does that quite easily and funnily. I have always wanted my works to have a basis. I asked my son, whether he was ready to work together. Jip’s designs in this game are connected to modern technology inheritance and such an idea gave life to the first carpet creation which was crafted by some women from a village in the Northern Albania. For me, this is not the first carpet, I started experimenting with carpets almost ten years ago. At that time, I collaborated with my father for many years. Recently, I was detached from it, but  Jip’s designs stirred me up…”.

Despite his very young age, Jip understands that Jules Verne’s “Two years’ vacations”  now is an absolute reality.  That’s why he plays a computer game, called “Animal Crossing”.
Two years pass with a blink and father and son will not have so much time for each-other any more. What about Animal Crossing? Will we change the moving image game into something physical, tangible and contextual, so that history smiles at us?
In this project, Jakup Ferri wants to connect the final technology with the Albanian tradition. Jip is the liaison of such an inspiration. His designs are not based on history. Tradition is totally in Jakup’s mind and memories. They are the ideal dualism… the magnet is on the side of love expression.
It is very interesting to see how Ferri returns to technology after a long time. The beginnings of the Kosovar artist have been art-videos since the start of 2000, having an immediate success in introducing his works at important exhibitions, like Istanbul Biennale, Quadrennial for Contemporary Art Copenhagen, Tanas Berlin, Artists Space New York, etc.
Jakup Ferri has been a brilliant novelty in the Kosovar contemporary art. A career starting with videos and performances, to continue with another atypical journey, concentrating on naive art and outsider artists’ history.
Anyway, besides all these mutations, if we observe Ferri’s work carefully, we always discover the same traces. The auto-irony and his wish to play on the opposite side of the ordinary stereotypes intermingle with the poetry process. Being a worshipper of the naive artists, for him is a liberation from bureaucratic framework and conventional production.
This is the first exhibition, in which Jakup Ferri introduces this series, and also the first time when his figurative art surrenders to Jip’s designs. And Sol Lewitt should pardon us, if Jip does not try to copy him at all, as he is freer, more natural and  beautiful”.
Fani Zguro,  Berlin, June 2021