Gallery70 prezanton ekspozitën personale të artistit Fani Zguro “When Palettes (everything) Become Paintings”. Ekspozita konsiston në prezantimin e serisë me të njëjtin titull (2021) dhe videos “Pushing An Elephant Upwards” (2007). “When Palettes (everything) Become Paintings”, fillon si faqe revistash të palosura më katërsh, si tavalloca për të përzier ngjyrat. Me kalimin e kohës ato shndërrohen në piktura, në projekte të ardhshme dhe jo thjesht mbetje nga proçesi në studio. “Pushing An Elephant Upwards” është si një betejë jashtë fokusi midis objektivit të telekamerës dhe dritave të makinave gjatë një udhëtimi nokturn në autostradë. Dritat dalin jashtë çdo kontrolli. Ato formojnë një skenografi të pabindur, një lloj habitati artificial xixëllonjash. Ti vësh në rresht është si të ngresh pezull një elefant. Ekspozita inagurohet më 20 tetor dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datën 10 nëntor 2021.
Gallery70 presents Fani Zguro’s “When Palettes (everything) Become Paintings” solo exhibition, a presentation of the series by the same title (2021) and of the video “Pushing An Elephant Upwards” (2007). “When Palettes (everything) Become Paintings” starts as magazine pages folded in four and used as palettes to mix colors. Over time they grow out of their initial state of studio process waste, turn into paintings and future projects. “Pushing An Elephant Upwards” is like an out-of-focus battle between the camera lens and car headlights during a nocturnal highway trip. The headlights are out of control. They form a disobedient scenography, a sort of artificial firefly habitat. Lining them up is like making elephant float. The exhibition is inaugurated on October 20 and will remain open to the public until November 10, 2021.
Fani Zguro ka lindur në Tiranë në 1977 . Aktualisht jeton dhe punon në Berlin. Zguro u diplomua në Accademia delle Belle Arti di Brera në Milano (1998-2007). Në 2007 fitoi cmimin ndërkombëtar Onufri nga Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë; në 2016 cmimin ndërkombëtar Mulliqi nga Galeria Kombëtare e Kosovës dhe cmmin Best Video-Art nga TIFF Tiranë. Zguro ishte pjesë e AiR program në 2017 në Q21, Museumsquartier, Vienë. Punët e tij janë ekspozuar në Haus der Kulturen der Welt Berlin, National Museum of Contemporary Art Bukuresht, Musée des Civilisations de l’Europe et de la Mediterranée Marsej, Filmoteca Espanola Madrid, Photo Museum Braunschweig, 2nd Tirana Biennale, 3rd Mardin Biennial, 4th Young Artists Biennial of Bukuresht, 6th Çanakkale Biennial, 13th Biennale e Kairos, Ludwig Museum Budapest, Belvedere 21 – Museum für Zeitgenössische Kunst Vienë, PalaisPopulaire Berlin, the New York Public Library and Centre Pompidou Paris.
Fani Zguro was born in 1977 in Tirana. Lives and works in Berlin. Zguro graduated at the Accademia delle Belle Arti di Brera in Milan (1998-2007). In 2007 he won the International Onufri Prize assigned by the National Gallery of Arts in Tirana; in 2016 the International Mulliqi Prize of the National Gallery of Kosovo in Prishtina and the Best Video-Art award at TIFF Tirana. Zguro was part of the AiR program for 2017 at Q21, Museumsquartier, Vienna. His work has been shown at Haus der Kulturen der Welt Berlin, National Museum of Contemporary Art Bucharest, Musée des Civilisations de l’Europe et de la Mediterranée Marseille, Filmoteca Espanola Madrid, Photo Museum Braunschweig, 2nd Tirana Biennale, 3rd Mardin Biennial, 4th Young Artists Biennial of Bucharest, 6th Çanakkale Biennial, 13th Biennale of Cairo, Ludwig Museum Budapest, Belvedere 21 – Museum für Zeitgenössische Kunst Vienna, PalaisPopulaire Berlin, the New York Public Library and Centre Pompidou Paris.