#Ardian Isufi ka lindur më 1973 dhe është diplomuar në Akademinë e Arteve të Tiranës në vitin 1995 në Atelienë e Grafikës. Që nga viti 1996 jep mësim si Profesor i Asocuar në atelienë e Grafikës. Prof. Asoc. Ardian Isufi është Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve – Tiranë Artist me një karierrë të gjatë ne skenën e artit pamor, kritikës, organizimit te aktiviteteve artistike dhe kurimit te ekspozitave.
Si artist ka marrë pjesë në shumë veprimtari artistike kombëtare dhe ndërkombëtare, ne vende të ndryshme si në Itali, Greqi, Francë, Austri, Kinë, Shtetet e Bashkuara etj, ku mes të tjerash mund të veçohen; Bienalja e Tiranes 2009, artist i ftuar nga Pavijoni Shqiptar në Bienalen e Arkitektures në Venecia më 2018, pjesmarrës dhe fitues i çmimit të tretë në vitin 2005 dhe atë të dytë në vitin 1996 në Konkursin Ndërkombëtar të Arteve Pamore “Onufri”, etj. Si kurator dhe kritik arti veprimtaria e tij është shumë e gjërë, artisti përfaqëson më së miri brezin e artistëve dhe intelektualueve shqiptarë të impenjuar dhe aktivë në të gjithë spektrin e veprimit publik. Në punën e tij, Ardian Isufi ka krijuar një marrëdhënie konstante me publikun shqiptar, si artist apo kurator, duke tentuar përherë ta ballafaqojë atë me problematika akute social-shoqërore por përherë të hetuara nga një këndvështrim dhe një qasje bashkëkohore dhe globale.
#Ardian Isufi was born in (1973) and graduated from the Academy of Arts in Tirana in 1995 in the Atelier Graphics. He has been a lecturer, since 1996 and Associated Professor and former is Dean of Faculty of Fine Arts in the University of Arts, Tirana.
Artist with a long career in the contemporary art scene, art critique continuously involved in organizing artistic activities and curating exhibitions. As an artist, he has participated in many national and international artistic activities in various countries such as Italy, Greece, France, Austria, China, United States etc., where among others is worth mentioning; Tirana Biennale 2009, Venice Architecture Biennale in 2018 as an artist invited by the Albanian Pavilion, participant and winner of the third prize in 2005 and second prize in 1996 at the “Onufri Prize” the Albanian International Visual Arts Competition, etc. As a curator and art critic, his work is wide-ranging, the artist best represents the generation of Albanian artists and intellectuals actively engaged transversely all the spectrum of public action. In his work, Ardian Isufi has established a constant relationship with the Albanian public, as an artist or curator, always trying to confront public with acute social problems, always investigated from a contemporary and global point of view.