Edison Çeraj bisedon me Gallery70 për veprat e ciklit “Ngjyrosje” që do të ekspozohen në galeri duke filluar nga data 19 nëntor 2020
Edison Çeraj […] Më shumë kam ngjyrosur sesa kam pikturuar – së këndejmi dhe titulli i këtij cikli. Thjesht jam ndierë i çliruar nga të pikturuarit apo nga angazhimi artistik dhe i jam dhënë pa ndonjë sforco ngjyrosjes, si një mënyrë e llojit të vet për të ritakuar fëmijën brenda vetes. Është përtej fjalëve ky ritakim. Më e shumta që mund të them është se çdo gjë të duket lojë kur ngjyros, si në fëmijëri. Për pak çaste bota nuk është më e vranët, por me ngjyra, dhe të gjitha janë për ty. Kur fëmija ngjyros nuk synon të bëjë “art”, dhe kjo do të thotë shumë për mua” Read more…