Prezantohet programi artistik i javës së kulturës britanike, që ka nisur në fakt me kriket dhe koncertin e Rita Orës në Tiranë. Ambasadori britanik thekson se kultura britanike këtë javë do të shkojë edhe në rrethe, ndërsa nuk shmangu edhe çështjen e shqiptarëve që kërkojnë të shkojnë në Angli apo zhvillimet politike të fundit.