Opening : Online Exclusive on ARTSY
May26 > June 14, 2020
and at Gallery70 premises > June 30, 2020
Rruga Abdi Toptani (at Toptani Center Ground Floor), Tiran
PRESS RELEASE
Gallery70 is pleased to “reopen” with “Heroina” an Online Exclusive new exhibition from Jon Kraja – on ARTSY followed by its gallery space presentation.
Jon Kraja’s ‘Heroine’ is an imaginative fragment that evokes troubled inner landscapes of the human being struggling to connect and feel loved. A thin thread of pulsating capillary luring towards the abysses of self-destruction, surrender to addiction, the ecstasy of leaping into an endless pit, the perdition and temporarily numbing of a sublime pain, as in a drama already played out in the universe, gravitational waves of which we feel and attract us inevitably…
She’s too close, always there, even when you don’t pay attention, even when you pretend not to see her. It’s not beautiful until the moment that enters the bloodstream with a smile and spreads like a sweet wave of warmth that invades the body and comes out from fingertips pouring on the canvas with provocative shapes and colors. Hypnotic as a mirror that you can’t take your eyes off and where your own image, your hidden self is distorted and terrifyingly transformed, reminding us of the high price to pay for breaking many barriers at once. In the darkness of routine and comfort, scary demons await to appear if you insist a little longer…
Perhaps the ‘Heroine’ is not there to remind us any of the above, maybe she is simply the materialized object in the frame of a constant, silent and insistent auto-exorcism that Kraja has been questing from the beginning. But whatever she is, she has the power to transform into an archetype image that can hardly be erased…
Kraja’s ‘Heroine’ is impersonal, she already has her life detached from the author, like a sin materialized inside the frame, hanging on the wall to provoke us down deep, where we don’t go often … Ardian Lama
NJOFTIM PER SHTYP
Gallery70 ka kënaqesinë të rihapet me “Heroina” një ekspozitë e re nga Jon Kraja, prezantuar në formatin Online Exclusive në hapësirën virtuale në ARTSY dhe e shoqëruar më pas me ekspozimin në galeri.
“Heroina” e Jon Krajës është një fragment imagjinativ qe evokon peizazhe te trazuara të brendshme të qenies njerëzore që lufton të lidhet dhe të ndjehet i dashuruar. Një fije e hollë kapilari pulsues që josh drejt abyseve të vetëshkatërrimit, dorëzimit apo ekztasës së kërcimit në një hon të pafund, përhumbjes dhe mpirjes së përkohshme të asaj dhimbje sublime, ashtu si në një dramë të luajtur tashmë në univers valët gravitacionale të së cilës i ndjejmë e na tërheqin fatalisht e pashmangshmërisht drejt saj…
‘Ajo’ qëndron pranë, gjithmone aty, edhe kur nuk i kushton vëmendje, edhe kur bën sikur nuk e sheh. Nuk është e bukur deri në çastin kur hyn me buzeqeshje në gjak, shpërndahet si valë e ëmbël ngrohtësie që pushton trupin e del prej majave të gishtave e derdhet mbi telajo me forma e ngjyra provokuese. Hipnotike si një pasqyrë që nuk ja shqit dot sytë e ku imazhi i vetes tënde të fshehur shtrëmbërohet e transformohet frikshëm duke të kujtuar çmimin e lartë të thyerjes së shumë barrierave një herësh. Në errësiren e rutinës e të komfortit fshihen demonë të frikshëm që presin të shfaqen nëse ngulmon pak më gjatë…
Ndoshta heroina nuk është aty per te na kujtuar keto, ndoshta është thjesht objekti i materializuar mbi telajo i nje auto-ekzorcizmi konstant, te heshtur e insistues qe Kraja ushtron frymezueshem . Por ç’ka do qoftë, ajo ka fuqinë të shndërrohet ne imazhe e arketipe që vështirë se mund të shlyhen..
‘Heroina’ e Krajës është impersonale, ka tashme jetën e saj të shkëputur prej autorit, si një mëkat i materializuar brenda kornizës, varur në mur për të na provokuar aty ku nuk zbresim shpesh.- Ardian Lama
#JonKraja #ArtKeepsGoing
Kontakte / Contact:
Për gazetarët dhe shtypin / For journalist and Media: press@gallery70.art ose WhatsApp +355692041859
Ju lutem vini re: galeria do te funksionoje vetem me takime. Në perputhje me udhëzimet e qeverisë, vetëm dy persona mund të vizitojnë ekspozitën në të njëjtën kohë. Për të lënë një takim apo për t’u interesuar mbi punët e Jon Krajës jeni të lutur të na kontaktoni në exhibition@gallery70.art
Kindly note: the gallery will open by appointment only. In accordance with government guidelines, only two visitors will be allowed inside the exhibition spaces at a time. Advance appointments are encouraged. To schedule your visit or learn more about works by Jon Kraja please email exhibition@gallery70.art .