Gallery70 hap thirjen e katërt OAS (Open Art Space) drejtuar artistëve të rinj. Aplikimi është i hapur për artistë nga 18 deri në 30 vjeç në datën e aplikimit, që punojnë në çdo lloj mediumi në artet pamore.
1 deri në 3 artistë të përzgjedhur do të ekspozohen në Gallery70 gjatë vitit 2023.
Profilet e artistëve të përzgjedhur do të promovohen në hapësirën e Gallery70 në platformën ndërkombëtare ARTSY, në faqen zyrtare të Gallery 70 dhe permes rrjeteve sociale.
Përzgjedhja e artistëve fitues bazohet në origjinalitetin e portofolit të paraqitur, profesionalizmin e ekzekutimit dhe potencialin e rritjes.
Një juri e përbërë nga drejtorë të galerisë dhe profesionistë të industrisë do të vendosë për fituesit.