Gallery70 hap thirjen e dytë OAS (Open Art Space) drejtuar artistëve të rinj. Aplikimi është i hapur për artistë nga 18 deri në 30 vjeç në datën e aplikimit, që  punojnë në çdo lloj mediumi në artet pamore.

1 deri në 3 artistë të përzgjedhur do të  ekspozohen në Gallery70 gjatë vitit 2021.

Profilet e  artistëve të përzgjedhur do të promovohen  në hapësirën e Gallery70 në platformën ndërkombëtare ARTSY, në faqen zyrtare të Gallery 70 dhe permes rrjeteve  sociale.

Përzgjedhja e artistëve fitues bazohet në origjinalitetin e portofolit të paraqitur, profesionalizmin e ekzekutimit dhe potencialin e rritjes.

Një juri e përbërë nga drejtorë të galerisë dhe profesionistë të industrisë do të vendosë për fituesit.

Ju lutemi lexoni  termat dhe kushtet për të parë nëse keni të drejtë të merrni pjesë perpara se te  vazhdoni me formularin e aplikimit. 

Data te Rendesishme:

Afati I aplikimit:  31 maj 2021

Shpallja e fituesve:   15 – 31 korrik  2021

Periudha e ekspozimit:    Brënda vitit 2021

Fituesit e OAS2021

Adela Tufa 
Inda Sela 
Silvi Nasufi   
 
Ekspozita OAS2021 me kuratore Aliki Tsirliagkou, 18/11/2021 > 09/01/2022

Fituesit e OAS2020

Artiola Gryka
Medina Çelepija
Resina Meçani
Vanesa Kraja
Edinjo Jahja
Eljesa Dizdari