Gallery70 organizon këtë vit OAS (Open Art Space) një thirrje e përvitshme drejtuar artistëve të rinj. Aplikimi është i hapur për artistë nga 18 deri në 30 vjeç në datën e aplikimit, që punojnë në çdo lloj mediumi në artet pamore.
1 deri në 3 artistë të përzgjedhur do të ekspozohen në Gallery70 gjatë verës së vitit 2020.
Përveç kësaj, profilet e artistëve të përzgjedhur do të promovohen në hapësirën e Gallery70 në platformën ndërkombëtare ARTSY , në faqen zyrtare të Gallery 70 dhe permes rrjeteve sociale.
Gallery70 mund të përzgjedhë një artist për një kontratë përfaqësimi një vjeçar .
Përzgjedhja e artistëve fitues bazohet në origjinalitetin e portofolit të paraqitur, profesionalizmin e ekzekutimit dhe potencialin e rritjes.
Një juri e përbërë nga drejtorë të galerisë dhe profesionistë të industrisë do të vendosë për fituesit.
Gallery70 do të ftojë një artist të ri nderkombetar me kariere të suksesshme në një bisedë të hapur me aplikantët që të tregojë historinë e tij të suksesit dhe të krijoje hapësira për të ndërtuar ura bashkëpunimi për artistët e rinj
Ju lutemi lexoni termat dhe kushtet për të parë nëse keni të drejtë të merrni pjesë perpara se te vazhdoni me formularin e aplikimit.
Data te Rendesishme:
Afati I aplikimit: 30 prill 2020
Shpallja e fituesve: 15 – 30 qershor 2020
Periudha e ekspozimit: 20 korrik – 30 shtator 2020
Fituesit e OAS2020
Artiola Gryka
Medina Çelepija
Resina Meçani
Vanesa Kraja
Edinjo Jahja
Eljesa Dizdari