JIP & JAKUP FERRI TINTIRINI
24/06 – 31/07/2021

Gallery70 ka kënaqësinë të prezantojë ekspozitën e Jip & Jakup Ferri . Ato vijnë me një seri qilimash të dizenjuar në bashkëpunim nga artisti Jakup Ferri dhe i biri 11 vjecar Jip, frymëzuar nga teknologjia dhe punuar nga gra artizane në Veri të Shqipërisë. Kjo ekspozitë është një premierë evropiane që pas Tiranës do të vazhdojë rrugëtimin drejt Austrisë dhe Hollandës. “Një karakteristikë e vecantë e kohës sonë të re dhe të egër, është dualizmi… të distancuar dhe njëkohësisht të dënuar për të qëndruar gjatë me njeri-tjetrin. Sipas grekëve të lashtë dualizmi mund të jetë edhe luhatje e personalitetit, por legjenda thotë se dualizmi mund të jetë edhe shprehje e dashurisë. Në rastin tonë artisti kosovar Jakup Ferri ia ka besuar tërësisht deduksionin rreth dualizmit djalit të tij 11 vjecar, Jipit. Ai beson se dashuria e tyre është vetëm tipari i versionit të dytë. ” Jipi, djali im i luan disa lojëra kompjuterike, dhe pashë se me sa qejf e lehtësi dizajnonte. Unë gjithmonë kam dëshirë që punet e mija të kenë një bazë. E pyeta djalin tim nëse ishte i gatshëm të nisnim një punë së bashku. Dizajnimet e Jipit në këtë lojë janë ndërlidhur në një linjë me trashëgiminë e teknologjisë moderne, dhe kjo ide rezultoi me krijimin e qilimit të parë, që u punuar nga disa gra në një fshat të Veriut të Shqipërisë. Per mua ky nuk ishte qilimi i parë se tek kthehem në kohë me qilimat kam nis te eksperimentoj para rreth dhjete vitesh. Në atë kohë bashkëpunoja me tim atë per shumë vite. Këto dy vitet e fundit, isha shkëputur por designimet e Jipit më ngacmuan …”.

Jipi edhe pse  ende i vogël, e kupton se legjenda e Jules Verne “Dy Vjet Pushime”, tashmë  është  realiteti absolut. Prandaj ai luan në një lojë kompjuteri  e njohur si Animal Crossing. Dy vjet kalojnë sa hap e mbyll sytë dhe babë e bir nuk do të kenë më kaq shumë kohë për njeri-tjetrin. Po AnimalCrossing? A do ta shndërrojmë lojën e imazhit në lëvizje në dicka fizike, të prekshme dhe me kontekste që historia do të na buzëqeshte?
Jakup Ferri dëshiron të lidhë teknologjinë e fundit me traditën shqiptare në këtë projekt. Jipi është ndërlidhësi i këtij frymëzimi. Dizajnimet e tij nuk mendojnë historikisht. Ndërsa tradita është krejt në mëndjen dhe kujtimet e Jakupit. Ata janë dualizmi ideal…magneti është krejt në anën e shprehjes së dashurisë.
Është shumë interesante se si Ferri irikthehet teknologjisë pas kaq kohësh. Fillesat e artistit kosovar kanë qënë video-arti qysh herët në fillimin e viteve 2000, te cilat kanë patur një sukses të menjëhershëm,duke u prezantuar më së miri në ekpozita të rëndësishme si Istanbul Biennale, Quadriennal for Contenporary Art Copenhagen, Tanas Berlin, Artists Space New York etj .
Jakup Ferri ka qënë një nga risitë më brilante në artin bashkohor kosovar. Një karrierë që fillon me video e performanca dhe vijon me një rrugëtim tjeter, atipik, duke u përqëndruar tek arti naif dhe historiku I artistëve outsider.
E megjithatë, përpos të gjitha këtyre mutacioneve, nëse e kqyrim me vëmendje punën e Ferrit, aty do të zbulojmë ngahera të njëjtën gjurmë. Auto-ironia dhe dëshira për të luajtur në kah të kundert me stereotipin e zakonshëm, bëhen nji me poezinë e procesit. Të qënit adhurues i artistëve naive, për të është clirimi prej kornizave burokratike dhe prodhimit konvencional.
Kjo është ekspozita e parë ku Jakup Ferri prezanton këtë seri, dhe njëkohësisht hera e parë ku arti itij figurativ i dorëzohet dizajnimeve të Jipit, dhe Sol Lewitt duhet të na falë nëse Jipi nuk e imiton aspak, sepse ai është më I natyrshëm, më I lirë, me I bukur.”
Fani Zguro, Berlin, Qershor 2021

Gallery70 has the pleasure to present a project by  Jip & Jakup Ferri . In this exhibition they bring a series  carpets that the artist Jakup Ferri and his eleven-year-old son Jip have designed together, inspired by the technology and hand made  by handicrafts women from Northern Albania. This exhibition is a European premiere, to continue its journey to Austria and the Netherlands, soon after Albania.
 “A particular characteristics of our new and harsh time is dualism… distanced, but at the same time, condemned to stay together for long. According to ancient Greeks, dualism could even be a personality fluctuaction, but the legend says that dualism could be an expression of  love, as well.
In our case, the Kosovar artist Jakup Ferri has totally confided the deduction on dualism to his 11-year-old son, Jip. He believes their love is  entirely related to the second-version.
” Jip, my son, plays some computer games, and I have seen that he does that quite easily and funnily. I have always wanted my works to have a basis. I asked my son, whether he was ready to work together. Jip’s designs in this game are connected to modern technology inheritance and such an idea gave life to the first carpet creation which was crafted by some women from a village in the Northern Albania. For me, this is not the first carpet, I started experimenting with carpets almost ten years ago. At that time, I collaborated with my father for many years. Recently, I was detached from it, but  Jip’s designs stirred me up…”.

Despite his very young age, Jip understands that Jules Verne’s “Two years’ vacations”  now is an absolute reality.  That’s why he plays a computer game, called “Animal Crossing”.
Two years pass with a blink and father and son will not have so much time for each-other any more. What about Animal Crossing? Will we change the moving image game into something physical, tangible and contextual, so that history smiles at us?
In this project, Jakup Ferri wants to connect the final technology with the Albanian tradition. Jip is the liaison of such an inspiration. His designs are not based on history. Tradition is totally in Jakup’s mind and memories. They are the ideal dualism… the magnet is on the side of love expression.
It is very interesting to see how Ferri returns to technology after a long time. The beginnings of the Kosovar artist have been art-videos since the start of 2000, having an immediate success in introducing his works at important exhibitions, like Istanbul Biennale, Quadrennial for Contemporary Art Copenhagen, Tanas Berlin, Artists Space New York, etc.
Jakup Ferri has been a brilliant novelty in the Kosovar contemporary art. A career starting with videos and performances, to continue with another atypical journey, concentrating on naive art and outsider artists’ history.
Anyway, besides all these mutations, if we observe Ferri’s work carefully, we always discover the same traces. The auto-irony and his wish to play on the opposite side of the ordinary stereotypes intermingle with the poetry process. Being a worshipper of the naive artists, for him is a liberation from bureaucratic framework and conventional production.
This is the first exhibition, in which Jakup Ferri introduces this series, and also the first time when his figurative art surrenders to Jip’s designs. And Sol Lewitt should pardon us, if Jip does not try to copy him at all, as he is freer, more natural and  beautiful”.
Fani Zguro,  Berlin, June 2021

Shopping Basket